Pas shumë javësh luftë Ukraina po përparon,  rimerr më shumë territore në Kharkiv

18/05/2022 22:15

Forcat e armatosura ukrainase raportuan se kanë rimarrë një tjetër vendbanim në rajonin e Kharkiv, ndërsa kundërsulmet vijojnë akoma.

Luftimet e ashpra ruse në rajonin e Luhanskut vijojnë, njëkohësisht po bëhen shumë përpjekje për të shkatërruar mbrojtjen e Ukrainës.

Në Kharkiv, shtabi i përgjithshëm ditën e sotme tha se “si rezultat i ofensivës së trupave tona, vendbanimi i Dementiivka u çlirua”. Dementiivka është rreth 20 milje (35 kilometra) në veri të Kharkiv.

Shtabi i përgjithshëm njoftoi gjithashtu se luftimet vazhduan në pjesë të tjera të zonës dhe forcat ruse po përparonin rreth fshatit Ternova, afër kufirit në veri-lindje të Kharkiv, për të bllokuar ukrainasit të përparojnë drejt linjave të furnizimit.

Për të ndaluar përparimin e forcave ruse drejt qyteteve Severodonetsk dhe Lysychansk, Garda Kombëtare e Ukrainës raportoi se ata kanë shkatërruar ura, të cilat do të ndihmojë në mbrojtjen e vendeve nën drejtimin e ukrainasve.

Sipas CNN, shtabi i përgjithshëm ukrainas vazhdon të mbajë nën kontroll  forcat ruse, të cilat po përpiqen të avancojnë në jug në rajonin e Donetskut.

Top Channel