Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia do të përballet me Laçin

18/05/2022 15:28

Në prag të mbylljes së këtij edicioni futbollistik në vend, vetëm një nga verdiktet ka mbetur ende pa fitues, bëhet fjalë për Kupën e Shqipërisë e cila dot ë përballë në finalen e saj Laçin dhe Vllazninë.

Nëse Laçi ka arritur rekord historik në këtë vit me vendin e dytë në klasifikim që i siguron edhe pjesëmarrjen në Europë, Shkodranët janë shumë larg objektivave të fillim sezonit pasi janë ende jashtë zonës europiane dhe vetëm fitimi i trofeut do t’ja ndryshonte humorin disi tifozërisë, lojtarëve dhe padyshim presidentintit Alban Xhaferri i cili po mbyll një vit me një rekord shpenzimesh prej 1.4 milion euro.

Alban Xhaferri: Sezoni  është i dështuar nëse nuk arrijmë kupat e europës de mënyra më e sigurtë dhe më pranë është finalja e kupës së Shqipërisë.

Si për të konfirmuar këtë sezon plot luhatje janë tre trajnerët brenda një sezoni për Vllazninë, i fundit Mirel Josa i emëruar pak ditë më parë dhe që si për ironi do t’i duhet të luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me Lacin që ai drejtoi në një fazë të këtij sezoni.

Alban Xhaferri: Ne nuk e kemi marrë profesor Mirelin sa për një ndeshje si ajo e finales së kupës, do të kemi një projekt të gjatë me të edhe për vitin e ardhshëm.

Janë të shumtë zërat për largimin e lojtarëve tek Vllaznia në merkaton e verës, si qëndron situata?

Alban Xhaferri: Nuk ka të vërteta rreth largimeve, i vetmi që ka ikur është Krymi, ndërkohë që pjesa tjerë ka kontrata apo jemi ne negociata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA