Në Shqipëri kosto e pyllëzimit për një hektar është 5 fish më e lartë se vendet e BE-së, pasi kushton shumë hapja e gropës ku do të mbillen fidanët.
Kjo duket paradoksale nëse kemi parasysh fatin se në Shqipëri, krahu i punës është më i lirë se në zonën e BE.
“Ne akoma harxhojmë shumë kohë për të hapur gropa e mbjellë fidanë që janë nga 10 cm…Nuk është kosto e fidanëvë që kushton por është kosto e hapjes së gropave që shkon deri në 70% totale” Genti Kromidha , Instituti për ruajtjen e natyrës
Një tjetër arsye është e kësaj kosto të lartë është fakti se në vendin tonë nuk ka asnjë fidanishte shtetërore dhe çdo fidanë blihet në privat
“Një ndër arsyet përse Shqipëria ka kosto të lartë të pyllëzimeve janë pikërisht fidanishtet private. Nëse në Zvicër apo Itali kosto për të pyullëzuar 1 hekatrë është 200 mijë euro në Shqipëri është 2.5 herë më e lartë sepse e para është punë krahu dhe e dyta është çmimi i lartë i fidanëve” u shpreh Abdulla Diku, Ekspert mjedisi
Top Channel