Aktualisht pyjet administrohen nga bashkitë, një pjesë e të cilave kanë ngritur inspektoriatet e tyre, ndërkohë që është edhe inspektoriati kombëtar që monitoron për aktivitete të paligjshme si dhe Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura që monitoron parqet kombëtare.

Rishtazi është krijuar edhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve por ajo është ende në fillesat e saj. Përfshirja e kaq shumë institucioneve me kopetenca të fragmentarizuara e ka vështirësuar edhe më shumë situatën, duke shpërndarë përgjegjësitë.

“E konsideroj gabim fatal sepse ky është rast i veçantë dhe ndoshta mund të them është në shkelje të kushtetutës së Shqipërisë sepse pyjet janë pasuri shtetërore publike dhe I shërbejnë të gjithë popullit dhe nuk mund ti marrë jë bashki në administrim. Pyjet janë pasutri publike, nuk janë pasuri që I jepen jë bashkie që mund të bëjë çfarë të dojë me to” Mehmet Meta , ekspert mjedisi

“Ne vazhdojmë të eksperimentojmë me pyjet, jemi i vetmi vend në Evropë që pyjet i administrojnë bashkitë, ndërsa si pasuri kombëtare duhet të ishin shtetërore” Abdulla Diku, Ekspert mjedisi

Ndërsa në pyje regjistrohet prej vitesh një bilanc negativ, Ministria e Mjedisit duket optimiste për të ardhmen. Në dokumentin e politikave të pyjeve 2030 kjo ministri ka vënë si qëllim rritjen e volumit të përgjithshëm të fondit pyjor prej rreth 11 milion m3. E konvertuar në sipërfaqe pyjore të rigjeneruar kjo përkthehet në 7,000 ha pyje të ri-vitalizuara ose në 550 milion euro më shumë në kontributin e këtij sektori në GDP për 11 vitet e ardhshme. Ironikisht parashikimi është optimist për rritjen e fondit pyjor, por ministria nuk ka parashikuar as edhe një fidanishte ku të merren apo të kultivohen bimët e reja.

“Nuk ka fidanishte shetërore por vetëm private, por duke qenë se financimet kanë qenë të pakta ata janë të orientuara nga pemët dekorative . Paradoksalisht ende të dhënat merren nga Kadastra e vitit 1985, e cilaflet për një realitet që është zhdukur.” u shpreh Elvin Toromoni , Fakulteti i Pyjeve

Top Channel