Vetëm një javë më parë njoftoi për herë të parë zyrtarisht praninë e koronavirusit brenda kufijve të saj, dhe tani, Koreja e Veriut habit me pretendimin se ka shëruar mbi 1 milionë vetë nga Covid 19.
Media shtetërore transmetoi pamjet e qindra ushtarëve dhe personelit nga njësia mjekësore e Ushtrisë Popullore Koreane në një miting gjigant në kryeqytetin Penian, si dhe imazhe të mjekëve ushtarakë që vizitonin një farmaci, duke u përpjekur kështu të tregonte gadiashmërinë e lartë të vendit ndaj sëmundjes.
Lideri Kim Jong Un angazhoi ushtrinë dhe urdhëroi bllokime mbarëkombëtare në përpjekjet për të ngadalësuar për të ngadalësuar përhapjen e virusit në mesin e pullatës së pavaksinuar, teksa numri i rasteve të raportuara po shkon në 1.5 milion.
Autoritetet ndërkohë njoftuan se mbi 1 milion vetë veçse janë shëruar tashmë, pohim ky që vjen në kohën kur ekspertët botërorë shprehën shqetësim për kërcënimin ndaj shëndetit publik.
Zyrtarët shëndetësore njoftuan një ditë më parë 232 mijë infektime të reja dhe gjashtë vdekje, që e cojnë totalin e jetëve të humbura të raportuara deri më tani në 62. Gati 700 mijë vetë raportohet të jenë ende në karantinë.
Top Channel