Donald Trump jep verdiktin për sagën gjyqësore Johnny Depp e Amber Heard: Sa çift i bukur! (fotot)

18/05/2022 21:13

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar dje komentin e vet për sagën satirike të gjyqit të shpifjes mes Johnny Depp dhe ish-gruas Amber Heard, duke thënë me ironi se “janë një çift i bukur”, megjithe akuzat vulgare të disa javëve për abuzime shtëpiake tronditëse nga të dyja palët.

Depp ka thënë mes të tjerash se ajo e ka goditur me shishen e vodkës në 2015 duke i thyer një gisht, dhe se ish-gruaja ka defekuar në anën e tij të krevatit.

Për këtë të fundit Heard ka mohuar duke thënë se “nevojën” e kishte bërë qeni i saj.

58 vjeçari legjendar i ekranit Depp, po padit për shpifje ish-gruan aktore Heard, 36 vjeçe, pas një artikulli që ajo dërgoi në ‘Washington Post’ ku mes të tjerash e quante “një figurë publike që përfaqëson abuzimin shtëpiak”.

Trump shkruante dje me ironi në rrjetin e tij social ‘Truth Social’: “A e ka parë ndonjëri atë gjyqin Johnny Depp/Amber Heard? Sa çift i bukur janë, ëë?”

“Së pari, Johnny po e padit se ajo ka shkruar një artikull në një gazetë të vogël që nuk e lexon asnjeri. Ç’kuptim ka kjo?”, shton Trump duke iu referuar me ironi ‘Washington Post’.

Trump shton më tej se shumë çifte po mësojnë problemet mes tyre si rezultat i sagës së papëlqyeshme televizive.

Ai shtonte më tej: “Ka shumë akuza të ulëta, më shumë më pëlqeu ajo që i lëshon shishen dhe i thyen gishtin, ajo gruaja duhet të ketë krahun e një sulmuesi bejsbolli”.

Depp ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj Heard por thotë se është ai viktimë e dhunës së saj psikologjike dhe ofendimeve.

“Gjithçka mund të niste me një të shtyrë, me një lëshim të pultit të TV ndaj kokës time”, thotë Depp.

Ndersa në një faqe të ditarit më  22 maj 2015, Heard shkruante: “Dashuria e vërtetë nuk është çmenduria e pasionit ose gjetja e një vendi sigurie, këto duhet të jenë të dyja”.

Pretendimet e saj për dhunë nga Depp shoqërohen gjithmonë me akuza për tradhti bashkëshortore, çka mohohen nga aktori.

FOTO GALERI
5/6
Ndersa në një faqe të ditarit më 22 maj 2015, Heard shkruante: “Dashuria e vërtetë nuk është çmenduria e pasionit ose gjetja e një vendi sigurie, këto duhet të jenë të dyja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA