”Mos e lini vetëm Kosovën”, deputeti gjerman-thirrje për mbështetje në KE!

18/05/2022 09:15

Deputeti gjerman, Knut Abraham ka bërë thirrje për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe kërkon një nismë politike franko-gjermane për liberalizimin e vizave.

Kërkesa është bërë një javë përpara takimit ministror, më 20 maj në Torino. Dhe pyetja që ka rëndësi tani është nëse qeveria italiane, që ka kryesinë e radhës, do të arrijë ta fusë këtë pikë në rendin e ditës për mbledhjen e së premtes. Ky do të ishte rasti ideal. Sigurisht koha është shumë e shkurtër. Por kandidatura ishte diçka pozitive. Nëse aplikimi nuk hyn në rend të ditës, aplikimi do të mbetet. Kosova më pas duhet të promovojë intensivisht te partnerët në muajt e ardhshëm në mënyrë që pas një viti, kjo kandidaturë të trajtohet me sukses”, shporehet ai në një intervistë për DW.

Abraham shprehet më tej se Gjermania e ka shprehur qartë qëndrimin e saj pro kandidaturës.

“Dëgjoj se është e rëndësishme për qeverinë federale që të vazhdojë dialogu i normalizimit. Por, njëra nuk mund të jetë kusht për tjetrën. Pra, nuk mendoj se theksi për normalizimin e dialogut do të thotë se Gjermania mund të jetë skeptike për kandidaturën. Mendoj se qeveria federale dëshiron ta bëjë të qartë se pret që të dyja palët të bëjnë përparim në dialogun e normalizimit. Unë besoj se ishte një ide e mirë që të silleshin të dyja palët këtu në Berlin, në Tegel, në një tryezë. Kam dëgjuar se takimi nuk i përmbushi pritshmëritë. Megjithatë, ishte mirë që u zhvillua. Unë besoj se dialogu duhet të vazhdojë, por nuk duhet të jetë kusht për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Ky vendim nuk mund t’i lihet Beogradit”, nënvizoi ligjvënësi gjerman.

Top Channel