Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje live për “Top Talk”, foli për marrëveshjen midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të bërë më 17 maj 2017.
Spahiu ka qenë pjesëmarrës në çadrën e madhe të Partisë Demokratike, ndërsa shprehet se ka qenë aty për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për të mbrojtur votën e lirë.
Ai e konsideron çadrën si një kurth për të vënë gjobë mbi qeverinë, por 17 maji ishte fund i saj ku dy liderët e opozitës eliminuan të gjithë rivalët apo protagonistët brenda brenda Partisë Demokratike dhe jashtë saj.
“17 maji ishte fundi i një kurthi që e kishte emrin çadra e lirisë. Çadra ishte një kurth për të vënë gjobë në emër të opozitës shqiptare, por mbi një kaos që figuron edhe sot e tradhtuar”, tha Spahiu.
Sipas juristit çadra figuroi të ishte një gjobë nga dy liderët e opozitës, të cilët janë munduar të marrin garancinë personale me anë të dy qëllimeve.
“Fatkeqësisht pas 90 ditësh çadër, ajo figuroi që ishte një gjobë nga dy liderët e opozitës, nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha për të arritur dy qëllime. Qëllimi i parë për të marrë garanci personale në lidhje me problemet që kanë me bizneset dhe korrupsionin e tyre dhe në radhë të dytë për të eliminuar kundërshtarët brenda llojit”, u shpreh Spahiu.
Top Channel