Shefi i NATO-s do të takohet nesër me ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë

17/05/2022 22:05

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet ditën e nesërme me ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë.  

Në deklaratën e NATO-s thuhet se takimi vjen, pasi të dy vendet në fillim të kësaj jave deklaruan synimet e tyre për anëtarësim në NATO.

Këtë takim e ka konfirmuar edhe kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson gjatë një konference shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm.

Sipas CNN, udhëheqësit janë planifikuar më pas të takohen me presidentin amerikan Joe Biden të enjten.

Top Channel