Ish-konkurrentja Sara Malaj është rikthyer në këtë puntatë të Për’puthen për të treguar më shumë detaje nga jeta e saj pas daljes nga program.

Ajo doli nga program me Atdheun për të vijuar njohjen e tyre jashtë kamerave, por zgjati vetëm për dy muaj. Njëkohësisht u përmendën edhe puthjet e veçanta që kanë pasur që të dy me njëri-tjetrin.

Sara tregoi një detaj duke shuar kureshtjen e ndjekësve, e cila lidhet me jetën e saj private.Tashmë ajo e pranoi se është prej kohësh në lidhje me një djalë nga Shqipëria.

“Nuk jam vetëm, jam në lidhje prej disa kohësh. Ka ardhur në mënyrë shumë të papritur dhe po shkon mirë deri tani”, tha Sara.

Ajo shprehet se nuk do të ndryshonte asgjë nga Për’puthen dhe se nuk ka bërë asgjë për famë, por për të plotësuar jetën e saj. Nuk mund të mungonin as dedikimet, pasi Sara tregoi tatuazhin gjysmë zemër tek dora, e njëjtë me partnerin e saj.

 

Top Channel