Natë lufte në Libi pas tentativës së zëvendësimit të kryeministrit nga lideri lindor (fotot)

17/05/2022 20:01

Disa orë luftë u zhvilluan mbrëmë në kryeqytetin libian Tripoli teksa kryeministri i zgjedhur nga parlamenti rival ne Lindje tentoi të merrte institucionet, cka çoi në përplasjen e grupeve kundërshtare militante.

Sipas raportimeve, Fati Bashaga tentoi të merrte kontrollin e qeverisë nga rivali i tij që njihet nga OKB, Abdel Hamid Dbeibeh, i cili refuzon të largohet nga posti.

Bashaga kreu tentativën e dështuar pas emërimit si kryeministër nga parlamenti rival lindor në qytetin Tobruk.

Ai me forcat e tij hyri dje në Tripoli pas gati dy muaj ngërçi mes dy administratave të Libisë, por u tërhoq, sipas deklaratës së tij  “për të ruajtur sigurinë e qytetarëve”.

Në disa orët e luftimeve armë të rënda u dëgjuan në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të së martës, dhe në mëngjes në rrugë mungonte trafiku i zakonshëm.

Luftime ishin raportuar si në periferi dhe në zonat qendrore të Tripoli.

Vendi afrikano-verior është në kaos e krizë që prej luftës së vitit 2014 e cila e ka ndarë administraten në dy fraksione armiqesore.

FOTO GALERI
1/10
Disa orë luftë u zhvilluan mbrëmë në kryeqytetin libian Tripoli teksa kryeministri i zgjedhur nga parlamenti rival ne Lindje tentoi të merrte institucionet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA