Kim Kardashian vijon të shfrytëzojë ‘pamjen e re’ bionde teksa mbush makinën me karburant në Los Angeles (fotot)

17/05/2022 18:50

Modelja e rrjeteve sociale Kim Kardashian dukej se kishte marrë pak ditë pushim nga angazhimet “e shkëlqimit” të showbiz teksa u pikas dje nga paparacët duke mbushur me karburant makinën e saj në Los Angeles.

41-vjeçarja kishte dalë me një veshje rastësore por si gjithmonë të kuruar me kujdes, teksa vijonte “paradën qytetare” e veshur me një bluzë të zezë pa mëngë dhe xhinse të grisura, teksa hidhte karburantin me pompë në Lamborghini-n e saj të argjendtë Urus.

Ajo ndaloi më pas në një fast food ku mori ushqim dhe u kthye përsëri.

Pamja e saj duket se u vlerësua sërish nga mediat dhe ‘adhuruesit e verbër’ që kishin kërkuar në rrjet modelin e përdorur dhe e kishin publikuar për ta përdorur sa më parë.

Yjet e ekranit dhe rrjeteve sociale janë shpesh të paguara nga kompanitë për të përdorur veshje ose aksesorë të caktuar, që shtojnë të ardhurat e tyre si dhe ato të modeles, por fatkeqesisht jo të publikut.

Kritikët thonin se me daljen e saj në dukje “rastësore”, Kim kreu me sukses reklamimin e veshjes së sipërme, të xhinseve te automjetit dhe të fastfood-it ku hyri, gjithashtu në mënyrë “të rastësishme”.

Xhinset e saj ishin të grisura në disa pika, por ishin mjaftueshëm të gjata për të mbuluar takat e larta të zeza që mbante Kardashian.

Flokët biondë të Kim janë parë që prej mbrëmjes Met Gala në fillim të muajit ku ajo mbante veshur kostumin e Marilyn Monroe, të vitit 1962.

FOTO GALERI
1/8
Kim Kardashian u zbulua “pa dashje” dje nga paparacët duke mbushur me karburant makinën e saj në Los Angeles.

Top Channel