Ashensori ku ndodhi incidenti me pasojë plagosjen e një infermieri dhe pacienteje një ditë më parë në ambientet e QSUT-së rezulton i paregjistruar, sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Në bazë të ligjit, Personi Përgjegjës për instalimin ka për detyrë të kontraktojë një organ të miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Pas kryerjes së ekzaminimit personi përgjegjës duhet të regjistrojë ashensorin pranë ISHMT-së.

 “Paraprakisht dëshirojmë të informojmë se, në bazë të inspektimit të kryer nga ISHMT, rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar. Në bazë të ligjit, Personi Përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së. Kontrollet për sigurinë e ashensorëve kanë qenë një ndër prioritetet e veprimtarisë së Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut, ku vetëm për vitin 2021 janë kryer 336 inspektime, ndërkohë që numri i ashensorëve të regjistruar pranë ISHMT është 1429.
Gjithashtu, ISHMT ka informuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha grupet e interesit mbi detyrimet ligjore që duhet të përmbushen lidhur me sigurinë e ashensorëve.
ISHMT iu bën thirrje të gjithë personave përgjegjës të kryejnë procedurën e regjistrimit të ashensorëve pranë këtij institucioni, ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë, por edhe ashensorët që janë në përdorim, në mënyrë që të garantohet që ashensorët në përdorim për të tretët apo publikun e gjerë të jetë në përputhje me kërkesat e sigurisë së produktit/instalimit të vënë në shërbim gjatë gjithë periudhës së tij të përdorimit?”, sipas ISHMT-së.

Pas incidentit të ndodhur në ashensorin e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mbetën të lënduar një paciente dhe një infermier, janë marrë nën hetim tekniku i ashensorit dhe administratori.

Tekniku Ermal Braja, 45 vjeç dhe administratori i firmës së ashensorëve, Ardian Sulollari 52-vjeç u shoqëruan në komisariat

pacientja 80-vjeçare dhe barrelisti që e shoqëronte janë dëmtuar rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ashensori me të cilin po lëviznin pësoi defekt.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat barrelisti ka marrë pacienten 80 -vjeçare në katin -1 dhe do të ngjiteshin në katet sipër. Midis katit -1 dhe 1 ashensori pësoi defekt dhe u hap duke lënduar të dy personat brenda në të.

Dëmtimet me serioze i ka marrë 80-vjeçarja, ndërsa infermieri ka marrë lëndime në këmbë. Pas ngjarjes, 80-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni. E moshuara  ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës. Paraprakisht dyshohet se ashensorit i është këputur një prej javove dhe është rrëzuar mes kateve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA