Gjykata ndërkombëtare dërgon ekspertët në Ukrainë, në kërkim të provave për krime lufte

17/05/2022 20:53

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dërguar një ekip prej 42 hetuesish, ekspertësh mjeko-ligjorë dhe personel mbështetës në Ukrainë për të mbledhur dëshmi të sulmeve që mund të përbëjnë krime lufte.

Ky është dislokimi më i madh ndonjëherë në terren i ekspertëve tanë tha  zyra e prokurorit Karim Khan në një deklaratë. Ekspertët mjeko-ligjorë do të punojnë gjithashtu edhe me autoritetet ukrainase për të grumbulluar provat.

“Tani më shumë se kurrë duhet ta tregojmë ligjin në veprim. Është thelbësore që ne t’u tregojmë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave se e drejta ndërkombëtare është e rëndësishme për përvojën e tyre… në mënyrë që t’u sjellim atyre njëfarë ngushëllimi përmes procesit të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Prokurori  Khan njoftoi një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit vetëm katër ditë pas pushtimit rus të 24 shkurtit.

Ai e ka quajtur Ukrainën një skenë krimi” ndërsa vizitoi  në prill qytetin e Bucha ku trupa të shumtë civilësh të varrë u gjetën pas tërheqjes së rusëve.

Top Channel