Gjermania do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë

17/05/2022 16:42

Gjermania do të rrisë bashkëpunimin e saj ushtarak me Finlandën dhe Suedinë, thotë kancelari Olaf Scholz, duke shtuar se vendi i tij do të ndihmojë për pranimin e shpejtë të dy vendeve në NATO.

Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë ushtarak veçanërisht në rajonin e Detit Baltik dhe nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta,” thotë ai.

Duke folur në një konferencë shtypi, kancelari gjerman thotë se ka besim se Turqia do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës, pavarësisht kundërshtimeve të saj fillestare.

Më herët, Scholz foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sipas një zëdhënësi të kancelares, ata ranë dakord që një zgjidhje e negociuar diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë do të kërkonte “një përfundim të menjëhershëm të armiqësive nga ana e Rusisë dhe një tërheqje të trupave ruse nga Ukrainë”.

Top Channel