Ministrja Olta Xhacka u takua në Bruksel me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi, me të cilin u dakordësua që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.
“Nënvizova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.”- shkruan Xhacka në një postim në tëitter.
“Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.”- shkruan Xhacka.
Top Channel