Winston Churchill kishte urdhëruar kërkime për UFO-t, thotë eksperti i Harvard (fotot)

16/05/2022 21:11

Avi Leob, fizikant teorik dhe ekspert i UFO-ve beson se njerëzit do të kishin tentuar më herët të kontaktonin me alienët po të mos kishte qenë prej rrënimit të ekonomive pas Luftës së Dytë Botërore.

Eksperti i UFO-ve në Universitetin e Harvard ka thënë së fundmi se kryeministri britanik i luftës Winston Churchill kishte miratuar nisjen e kërkimeve për jetën jashtë-tokësore, sipas një dokumenti para se të bëhej kryeministër.

Avi Loeb, i cili ka folur dhe më parë për pikëpamje e tij mbi alienët, është shfaqur së fundmi në një episod të komentatorit të njohur e të kontestuar amerikan Joe Rogan Podcast, ku diskutonte pikëpamjet Winston Churchill mbi alienët.

Në një video që ka marrë 17,800 pëlqime në rrjetin TikTok, fizikanti thotë: “Winston Churchill në vitin 1939, ka shkruar një ese për jetën në planete të tjera, në yje të tjera apo kërkimin e njerëzve rreth saj.

“Ne nuk kishim mundësi ta publikonim atë sepse më pas u bë kryeministër dhe më pas duhet të luftonim në Luftën e Dytë Botërore”, tha ai.

Dokumenti 11-faqësh i Winston u zbulua fillimisht në 2017 në Muzeumin Churchill Museum në Missouri, SHBA, nga drejtori Timothy Riley.

Ish-lideri britanik besohet se ka financuar laboratore, teleskopë dhe zhvillim të teknologjisë si gjenetika molekulare dhe kristalografia me rreze X.

Por Leob thotë se Britania duhet të kishte bërë më shumë.

“Aq shumë para u shpenzuan në luftë saqë nëse do të ishin shpenzuar për jetën jashtë-tokësore siç e përfytyronte Churchill mund të kishim tani një përgjigje. Ky është vetëm një shembull se sa pak inteligjentë jemi, dimë vetëm të luftojmë njëri-tjetrin. “

Fansat në TikTok ishin të përçarë teksa disa thonin se konflikti ka përshpejtuar avancimet teknologjike, ndërsa të tjerë thonin se komentet e Leob ishin 100% të sakta.

Një përdorues tha: “Lufta e Dytë Botërore avancoi teknologjinë duke na sjellë te avionët pa helika apo kompjuterët e sotëm”.

FOTO GALERI
2/3
"Ne nuk kishim mundësi ta publikonim atë sepse më pas u bë kryeministër dhe më pas duhet të luftonim në Luftën e Dytë Botërore”, tha ai.

Top Channel