“Nuk shqetësohem fare nëse dal para drejtësisë”/ Veliaj në “Top Story”: Rama ka kërkuar reformë në drejtësi para ndërkombëtarëve

16/05/2022 22:06

Gjatë mbrëmjes së sotme në “Top Story”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar reformën në drejtësi, ku tha se Rama e ka kërkuar një gjë të tillë para ndërkombëtarëve dhe nuk do të ishte e ndershme të thuhet se qeveria bën gjëra që ia kërkojnë ndërkombëtarët.

I pyetur nga moderatori Sokol Balla nëse do ishte i shqetësuar po të dilte para drejtësisë për hetim, Veliaj tha se nuk kishte asnjë problem në lidhje me këtë gjë dhe se ky do të ishte një fakt që vërteton se Rama nuk mbështet zyrtarët e partisë së tij, por i trajton ata të barabartë me të tjerët, edhe para drejtësisë.

Veliaj: Ajo që është e ndershme është që edhe ne edhe të huajt ët kemi të njëjtin qëllim. Nuk do doja të thoja që qeveria bën gjëra se ja kërkojnë ndërkombëtarët se ne që në 2017 kemi vënë theksin në reformën në drejtësi. Ka qenë vullneti fillimisht i shqiptarëve e më pas i ndërkombëtarëve që drejtësia në Shqipëri të jetë në qendër të vëmendjes.

Balla: Rama ka thënë që kryebashkiakët do të dalin para drejtësisë, si ndiheni ju për këtë?

Veliaj: Nuk shqetësohem fare që të dal para drejtësisë. Në qoftë se një kryebashkiak nuk përgjigjet në kohë ndaj shërbimit ndaj qytetarëve qartazi nuk është për atë vend. Secili i bën hysmet punës vet. Në këtë rast kjo është prova që kryeministri nuk do që të mbrojë të vetët. Kur vjen përvjetori i 21 janarit na thotë njerëzit mirë se ju votuam por ku është drejtësia? Po të isha prokuror i SPAK-ut do thoja Edi Rama është tifozi im dhe duhet ti jap gaz punës time.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA