Kafshët e adhurueshme duket se kanë krijuar një lidhje të fortë me njëra-tjetrën.
Kjo ka bërë që kopshti zoologjik në Belgjikë të ngrejë moralin e të gjithë botës teksa shpërndante fotot e pabesueshme të miqësisë mes familjes së urangutangevë dhe klanit çapkën të lundërzave.
Kafshët i përkisnin komunitetit të vendosur në Pairi Daiza në Brugelette, si pjesë e programit që ndihmon në mirëqenien e primatëve në gjendje të mbyllur në kopsht.
Krijesat nisën të bashkëvepronin me njëra-tjetrën kur kujdestarët e kopshtit bënë të kalojë lumi i lundërzave mes hapësirës së urangutangëve, çka solli krijimin e lidhjes mes tyre.
Prej atëherë familja e urangutangëve—24-vjeçari Ujian, 15-vjeçari Sari, dhe tre-vjeçari Berani—shijojnë shoqërinë e miqve të vegjël.
Zdhënësi i Pairi Daiza, Mathieu Goedefroy tha se lundërzat aziatike kënaqen shumë kur dalin nga uji për të luajtur me majmunët në “ishullin e urangutangëve”.
Në rastin e urangutangëve që kanë 97 përqind të ADN-së së tyre të njëjtë me atë të njeriut DNA— është diçka e mirë pasi i mban të interesuar, mendërisht dhe emocionalisht.
Familja e urangutangëve kanë qenë rezidentë në Pairi Daiza prej vitit 2017.
Top Channel