Ballkani i Dajës rinovon me yjet e skuadrës, ishi i Teutës mbetet në Kosovë

16/05/2022 22:58

Ballkani, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja u shpall kampione për herë të parë në historinë e saj kampione e Kosovës. Tashmë, drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për sezonin e ardhshëm ku sërish do të kërkojnë të jenë pretendentë ndërsa synimi është për të bërë një performancë të mirë edhe në kupat e Europës.

Së fundmi, klubi nga Suharake ka bërë të ditur se ka rinovuar kontrata me dy nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës. Fjala është për ish-futbollistin e Teutës dhe Skënderbeut në Superiore, Nazmi Gripshi si dhe Meriton Korenica. Të dy lojtarët falë rinovimit të kontratës do të jenë pjesë e Ballkanit edhe për tre vitet e ardhshme ndërsa synimi është të udhëheqin skuadrën drejt trofeve të tjerë.

Njoftimi i klubit të Ballkanit:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA