Prej tetorit Policia e shtetit është konsultuar me UEFA-n dhe FSHF-n për të hartuar një plan masash për të monitoruar ndeshjen Roma – Feyenoord që do të mbahet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes do të angazhohen rreth 1500 forca policie dhe 600 stiuard.
Prej kësaj të diele ekspertet e sigurisë së UEFA-s kanë nisur zbatimin e planit të masave. Stuartët e UEFA-s po vendosin barrierat metalike para stadiumit për të vendosur kufizimet për automjtetet dhe këmbësorët. brenda perimetrit të sigurisë lejohen vetëm zyrtarë të UEFA-sose persona të autorizuar prej saj.
Vendparkimi i bashkisë pranë stadiumit u mbyll për makinat dhe po ashtu edhe në një pjesë të sheshit pranë stadiumit nuk lejohet kalimi i këmbësorëve. Ndërkohë që njësitë e tjera të shërbimit që ndodhen në stadiumin “Air Albania” do të mbyllen javën e ardhshme.
Përveç stadiumit nga policia e shtetit në ruajtje do të jetë edhe pallati i kongreseve ku pritet të vendosen zyrtarë të UEFA-s. sfidën më të madhe pritet ta kenë punonjësit e rendit për shkak sepse sipas ekspertëve kjo ndeshje parashikohet me risk të lartë për shkak të tifozerive të zjarrta të dy skuadrave të përfshirë jo rrallë në incidente.
Në planin e masave janë përfshirë dhe punonjësit e antiterrorit për të vëzhguar dhe monitoruar tifozeritë pavarësisht se nga ekspertët risku është konsideruar i ulët.
Një rëndësi të veçantë do të ketë dhe policia rrugore e Tiranës e cila do të monitorojë lëvizjet e fluksit të tifozëve që prej aeroportit të Rinasit.
Pranë stadiumit do të qëndrojnë në gatishmëri edhe zjarrfikëset dhe ambulancat nëse do të jetë i nevojshëm angazhimi i tyre.
Top Channel