Klopp merr përsipër fajin: E këshillova gabim Mane, ndonjëherë është më mirë ta qep gojën

15/05/2022 11:57

Liverpool iu gëzua trofeut të tetë në Fa Cup, teksa siguruan triumfin pas 16-vitesh pritje pasi mposhtën nga pika e bardhë në finale Chelsean.

Bëhet fjalë për Sadio Mane me senegalezin që u ndal nga bashkëkombasi i tij në portën e Chelsea, ndërsa pas sfidës, tekniku Jurgen Klopp e mori në mbrojtje sulmuesin duke theksuar se e kishte këshilluar gabim.

“Në penalltinë e Mane, 50% është faji im. I thashë se portieri Mendy e dinte mënyrën si godiste dhe e këshillova të ndryshonte stil. Ndonjëherë unë bëj mirë ta “qep gojën”. Por, e rëndësishme është që ia dolëm të siguronim objektivin pas një ndeshje të jashtëzakonshme. Për goditjen e penalltive ne punojmë me një kompani të specializuar në neuroshkencë dhe ky trofe është edhe një dedikim për ta”, u shpreh Klopp./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA