Kërkohet në Arabinë Saudite, sulmuesi refuzon rinovimin me Partizanin

15/05/2022 18:19

Stenio Junior ka refuzuar ofertën e Partizanit për të rinovuar kontratën për sezonin e ardhshëm. Braziliani, ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, ndërsa burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se sulmuesi ka ofertë nga Arabia Saudite dhe me shumë mundësi 30-vjeçari do të largohet sapo të mbyllen edhe dy javët e mbetura të Abissnet Superiore.

Junior u bashkua me “të kuqtë” e kryeqytetit në janar të vitit 2021 dhe që nga ai moment ka luajtur rol vendimtar te ekipi i “Demave”.

Vetëm gjatë këtij sezoni, Junior ka luajtur 39 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe në to ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Nëse Junior do të largohet gjatë kësaj vere atëherë Partizani do të humbiste një lojtar jo vetëm vendimtar, por edhe me eksperiencë. Ndërsa sa i përket anës ekonomike “të kuqtë” nuk do të preken nga kjo lëvizje pasi braziliani u afrua te Partizani me parametra zero dhe po largohet në të njëjtën formë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA