Futbolli argjentinas është në zi teksa në një aksident rrugor të shtunën, humbën jetën dy binjakë futbollistë.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarët Ariel dhe Maxi Rolon teksa makina në të cilën udhëtonin pasi humbi kontrollonin u përplas me pemën.
Goditje së cilës për fatin e keq dy binjakët nuk mundën t’i mbijetonin. Sa i takon karrierës së tyre, mëi famshmi ishte Maxi Rolon i cili për gjashtë vite ka qenë pjesë e Barcelonës B, madje klubi katalanas reagoi për aksidentin të cilin u përfshi ish-futbollisti i tyre duke shprehur keqardhjen në rrjetet sociale.
Së fundmi, Maxi ishte pjesë e Atletico Union Casildense, ekip që bënte pjesë në një turne regjional në Argjentinë. Sakaq, Ariel Rolon aktivizohej në radhët e Huracan di Chabas./ Super Sport
🖤 We are dismayed by the death of Maxi Rolón (1995), a FC Barcelona youth football player from 2010 to 2016. We express our deepest condolences and send full support to his family. Rest in peace. pic.twitter.com/8G9Gh016Y4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 14, 2022
Top Channel