Humbja e jetës nga problemet e lidhura me zemrën ndodhin papritur dhe shpesh pa paralajmërim, ndaj ato janë pothuajse të pamundura për t’u parashikuar.
Por kjo mund të ndryshojë, falë teknologjisë së imazhit 3D dhe inteligjencës artificiale (AI).
Studiuesit në Universitetin Johns Hopkins, po punojnë për të krijuar modele më të sakta dhe të personalizuara të zemrës së një të sëmuri.
“Tani për tani, mund të themi vetëm nëse një pacient është në rrezik apo jo për një goditje të papritur në zemër.”, thotë Dan Popescu, shkencëtar i këtij kërkimi.
Me teknologjinë e re, studiuesit mund të jenë në gjendje jo vetëm të parashikojnë nëse dikush është në rrezik për një sulm të papritur kardiak, por edhe kur kjo ka më shumë gjasa të ndodhë.
Testet e sotme ofrojnë disa njohuri për përbërjen e zemrës.
Ato ofrojnë vetëm një fotografi, duke treguar shëndetin e zemrës vetëm në një moment dhe nuk mund të parashikojnë të ardhmen.
Kjo është arsyeja pse shkencëtarët po shkojnë më tej për të zhvilluar kopje dixhitale 3D të zemrës, të njohura si modele llogaritëse.
Modelet llogaritëse janë kopje të simuluara me kompjuter që kombinojnë matematikën, fizikën dhe shkencat kompjuterike.
Këto modele kanë ekzistuar për një kohë të gjatë dhe përdoren në shumë fusha, duke filluar nga prodhimi në ekonomi.
Në mjekësi, këto modele janë të mbushura me “qeliza” dixhitale./Agroweb
Top Channel