Operatori finlandez e konfirmon: Ndërpriten eksportet e energjisë nga Rusia në Finlandë

14/05/2022 12:38

Operatori finlandez Fingrid  ka konfirmuar ditën e sotme se Rusia ka pezulluar eksportet e energjisë në Finlandë

Zëvendëspresidentja e lartë e Fingrid për Operacionet e Sistemit Energjetik Reima Paivinen tha se furnizimi u ndërpre në mënyrë efektive në orën 12:00 të shtunën.

Ajo shtoi se pezullimi nuk pati ndonjë ndikim në treg dhe se Finlanda mund ta përballojë shkurtimin, pasi energjia elektrike ruse përbën një pjesë të vogël të konsumit total të vendit.

“Ne po shkojmë gjithashtu në verë dhe do të nevojitet më pak energji elektrike,” tha Paivinien, duke shtuar se ishte e bindur se nuk do të ketë ndonjë problem të madh dimrin e ardhshëm.

Të premten, Fingrid tha se Rusia po pezullonte eksportet e energjisë për shkak të problemeve në marrjen e pagesave. Arsyeja e ndërprerjes së energjisë nga Rusia është edhe propozimi i Finlandës për futjen në NATO, gjë që e ka agravuar më shumë Rusinë, pasi zgjerimi i NATO-s nga fqinjët e saj ishte dhe arsyeja që Rusia ka shpërthyer për sulmet në Ukrainë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA