Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Mësohet se një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të një personi që po udhëtonte në një mjeti tip Mercedes Benz ‘ML’.

Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.

Blerim Preçi, shënjestra

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA