5% e krimeve në vendin tonë kryhen nga të miturit. Referuar shifrave të 4 muajve të parë të këtij viti të dyshuar për një krim kanë qenë 611 të mitur kryesisht nga Tirana, Durrësi dhe Fieri.
Silvana Alimadhi, Shefe e sektorit për të miturit: Vepra më e shpeshtë e kryer nga të miturit është ajo e kriimit ndaj pronës kryesisht vjedhje. Në nukmër të lartë janë edhe të miturit që drejtojnë mjetin pa patent. Ndërsa në raste më të pakta janë të miturit që kryejnë krime ndaj personit.
Ndër arsyet që shtyjnë të miturit në krim janë ato familjare e sociale por edhe të nxitura nga persona më të rritur. Vitin e kaluar janë identifikuar 7 raste ku përgjegjësit janë arrëstuar për shtyrje të të rriturit në krim.
Sinkron – Silvana Alimadhi, Shefe e sektorit për të miturit
Në numër më të lartë janë të miturit deri në moshën 14 vjecc, sepse nuk kanë përgjegjësi penale.
për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krim një rol luajnë dhe oficerët e sigurisë në shkolla të cilët janë hallka e parë e cila identifikon sjelljen jo sociale të të miturve.
Sinkron – Silvana Alimadhi, Shefe e sektorit për të miturit
Krimi tek te miturit është një alarm jo vetëm për policinë e shtetit. Prandaj duhet një bashkëpunim me familjen, shkollën dhe shumë institucioneve.
Top Channel