Ballkoni i dhomës së çiftit pushtohet nga majmunët e egër që ‘vendosen’ në vaskën e xhakuzit (fotot)

14/05/2022 17:50

Një klan majmunësh të egër kanë prishur disi planet e pushimeve të një çifti që donin të relaksoheshin në ‘xhakuzin’ e hotelit, kësaj jave në jug të Tailandës.

Çifti sapo u kthyen në dhomën e tyre të hotelit në rezortin luksoz Krabi, duke shpresuar për një banjë të nxehtë  kur zbuluan majmunët që festonin në vaskën e tyre.

Ata u habitën kur panë primatët që lëshonin klithmat karakteristike teksa laheshin në pishinë duke ndjekur njëri-tjetrin.

Pamjet tregonin majmunët që kërcenin nga gardhi brenda në ujin e ngrohtë të pishinës duke u zbavitur.

Por megjithë lojrat e tyre dashamirëse ata shkaktuan edhe dëme  duke thyer një dritare të hotelit dhe çifti u detyrua të ndërronte dhomë.

Në videon e postuar në Facebook, majmunët shihen që kënaqen në “lodrën” e tyre të re, duke notuar në ujë e duke kërcyer në të prej një peme aty pranë.

Pushuesit që nuk dëshironin të emëroheshin, thanë se nuk ishte faji i hotelit për hyrjen e paautorizuar të kafshëve.

FOTO GALERI
1/3
Një klan majmunësh të egër kanë prishur disi planet e pushimeve të një çifti që donin të relaksoheshin në ‘xhakuzin’ e hotelit

Top Channel