NATO mesazh ‘lufte’ për Putin me manovra zjarri nga Maqedonia e Veriut (fotogaleri)

13/05/2022 15:28

NATO ka dhënë një shfaqje force në Ballkan në formën e një mesazhi për ushtrinë e Rusisë, teksa mijëra ushtarë e mjete morën pjesë në manovrat e zjarrit në Maqedoninë e Veriut.

Stërvitja ‘Swift Response 22’ (Reagim i shpejtë 22) përfshinte 4,500 trupa ushtarake nga SHBA, Britania, Franca, Italia dhe vendeve të tjera të aleancës, të kryera në sfondin e sulmit rus kundër asaj që pretendon si ‘zgjerim i Aleancës Perëndimore në lindje’.

Manovra të ngjashme NATO është duke zhvilluar disa vendndodhje të tjera evropiane këtë muaj.

Manovrat maqedonase përfshinin lëshime parashutore, sulme me zbritje nga helikopteri dhe paratrupa franceze e italiane që sulmonin nën komandën e trupave britanike, shkruan e perditshmja Daily Mail.

Një stërvitje e ngjashme e quajtur ‘Hedgehog’ (Iriqi) po zhvillohet në kufijtë e Estoni-Letonisë ku janë zhvendosur rreth 18,000 trupa të NATOs, sipas raportimeve.

Sot kryeministrja e Finlandës njoftoi nisjen e aplikimit për të futur vendin në NATO duke zgjeruar prezencës e bllokut ushtarak në kufijtë e Rusisë në rreth 3000 km.

Në 10 ditët e fundit në manovrat e Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë ushtarë nga Franca, Shqipëria, Greqia, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Britania e SHBA.

Më herët televizionet ruse akuzonin SHBA se po ngrinin një tjetër “perde te hekurt” në Evropë, pas njoftimit të kërkesës së Finlandës për aderim në NATO.

Sot në mëngjes, presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin thanë se duan të bashkohen në aleancë, dhe Suedia besohet se do të bashkohet me të së shpejti, çka do të shtojë më tepër tensionet mes Rusisë e Perëndimit.

Kremlini tha se veprimi e detyron të marrë hapa kundër-reaguese, “si nga ana teknike dhe nga ajo ushtarake”.

Pas njoftimit prezantuesja ruse Olga Skabeyeva tha: “Përfituesit kryesorë nga kjo janë Amerika dhe Biden. Qëllimi kryesor është ngritja e një perdeje të hekurt nga deti Barents deri në Detin e Zi”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se kjo lëvizje e Finlandës është “sigurisht një kërcënim për Rusinë dhe një destabilizim për Evropën”.

Peskov shtonte: “Sigurisht, zgjerimi i NATOs nuk e bën kontinentin tonë më të sigurt apo të stabilizuar”.

FOTO GALERI
1/19
‘Swift Response 22’ (Reagim i shpejtë 22) përfshinte 4,500 trupa ushtarake nga SHBA, Britania, Franca, Italia dhe vendeve të tjera të aleancës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA