Infermierja e kapur me kokainë në festivalin muzikor, burgoset për 3 vjet në Britani (fotot)

13/05/2022 17:12

Një infermiere e re britanike është burgosur për tre vjet pasi u kap me 9 gramë kokainë në festivalin muzikor të Creamfields teksa mesazhet inkriminuese në rrjetin Whatsapp ekspozuan gënjeshtrat e saj.

21 vjeçarja Courtney Healy, u kap duke trafikuar drogën e fortë në festivalin e Creamfields në gusht 2021.

Ajo kishte 14 doza kokaine në çantën e saj teksa fillimisht i tha policisë se po i mbante drogat për një shoqen e saj.

Kokaina e gjetur në të peshonte 8.9 dhe kishte një vlerë tregu rreth 1000 paundë.

Justifikimet e Healy u shembën teksa oficerët zbuluan mesazhet e koordinimit të trafikut në celularin e saj, mes të cilave ajo thoshte me shaka se nëse e merrte vesh e ëma “do ta dërgonte në burg”.

Duke iu referuar kanabisit, një prej mesazheve të saj u lexua në gjykatë ku thuhej: “Unë e tymos përditë, mund të vras njerëz me këtë, mami im do të më dërgonte në burg nëse mësonte se po e bëj”.

Në një tjetër mesazh ajo konfirmonte se do të fitonte rreth 200 paundë nëse çonte drogat në festivalin e Creamfields.

Prokurori Richard Edwards tha se Healy i kishte dërguar mesazhe të shumta miqve duke i pyetur për drogat.

Një prej tyre përgjigjej: “Oh e kisha frikë se kjo do të ndodhte, janë bërë të gjithë tapë.”

Healy kishte udhëtuar 300 km nga shtëpia e saj në Maesteg, Uells për të ardhur në festivalin e famshëm të muzikës elektronike, që njihet për natyrën psikedelike apo çnatyruese të pjesëmarrësve per arsye te drogave.

Gjykatësi Steven Everett i quajti veprimet e saj “të liga”.

“Po, ajo duhet të ulë kokën me turp, sa naive mund të jetë një njeri?”

Por shumë komentues e quanin të ashpër dënimin me tre vjet burg për të renë që nuk kishte dënime të mëparshme.

Avokati mbrojtës Bernice Campbell, tha se çështja ishte e vështirë: “Kjo është një vajzë e re që duhet se me kete po shkatërron jetën e saj.”

FOTO GALERI
2/7
Mesazhet inkriminuese në rrjetin Whatsapp ekspozuan gënjeshtrat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA