Një pasagjer “hero” që mrekullisht arriti të ulë avionin pasi piloti i mjetit humbi ndjenjat dje në Florida, është identifikuar sot si një vendas 39 vjeçar që realizoi bëmën i veshur vetem me shpaka dhe me njohuritë e tij si “stilist” ambjentesh shtëpiake.
Burri i identifikuar si Darren Harrison, bashkë me një mikun e tij po ktheheshin në shtëpi pas një udhëtimi për peshkim në Bahamas, kur piloti që fluturonte avionin e tyre të vogël ‘Cessna Grand Caravan’ humbi ndërgjegjien dhe mbeti i përkulur mbi komandat.
Sapo vuri re problemin Darren thërriti në radio për ndihmë.
“Kemi një situatë serioze këtu me pilotin tonë,” tha në radio pasagjeri i kthyer një drejtues fluturimi, sipas regjistrimeve në bord.
“Piloti është pa ndjenja, nuk e kam idenë si të fluturoj avionin por po e mbaj në 9,100”, kishte thënë ai më tej.
Harrison kishte refuzuar intervistat me mediat por kushëriri i tij, Matthew Harrison, tha se ishte i shokuar që i afërmi i tij ishte autor i uljes heroike.
Ndërsa Robert Morgan, kontrollori ajror dhe gjithashtu instruktor fluturimi që kishte udhëzuar Harrison gjatë fluturimit dhe më pas uljes tha me shaka për programin “Today” se piloti i ri kishte qenë “nxënësi i tij më i mirë.”
Morgan tregonte se piloti kishte humbur ndjenjat i përkulur mbi komandat e drejtimit dhe ata e kishin tërhequr për ta larguar nga timoni, në mënyrë që të uleshin në sediljen e tij.
Instruktori thotë se ishte përpjekur shumë të Harrison të ruante qetësinë, duke i treguar si të ulte shpejtësinë dhe të ulte më në fund avionin.
“Po ecën shumë mirë, je pak shpejt, tani kap komandën e fuqisë dhe tërhiqe pak prapa, sepse duhet të ngadalësosh,” kujton Morgan të kishte udhëzuar Harrison.
Më pas ai tregon se avioni ishte zhdukur nga radarët për gati 10 sekonda, por Harrison i kishte folur në radio duke i thënë se ishte ulur me sukses në aeroportin Palm Beach International.
“Aty zemra ime sikur u shfry e gjitha dhe thashë ‘Falë Zotit,’” tha Morgan.
Glenda Watson, mike Harrison tha se bashkëshorti i saj Christopher Watson, i kishte treguar për bëmën.
“’Shefi’ ishte detyruar të ulte një avion dje, megjithse nuk kishte fluturuar asnjëherë në jetën e tij”, tha Watson.
“Kjo i surprizoi të gjithë, por ai shpëtoi jetën e tij dhe të tjerëve në bord … asgjë përveç Zotit e ka drejtuar atë të ulte avionin”, shtoi ai.
Top Channel