I moshuari pëson parainfarkt në plazhin e Vlorës, kryebashkiaku Dritan Leli i vjen në ndihmë (Pamjet)
12/05/2022 11:14
Një i moshuar duke bërë plazh në bregdetin e Vlorës nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës.
I ndodhur në zonën e Lungomares kryetari i bashkisë së Vlorës njëkohësisht dhe mjek në profesion, Dritan Leli i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit i cili kishte pësuar parainfarkt.
Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur në zonën e plazhit në afërsi të Lungomares ka shoqëruar dhe të moshuarin drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Top Channel