Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dorëzoi aplikimin për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Teksa konfirmoi këtë hap të Prishtinës zyrtare, kryediplomatja kosovare tha se se shpreson për një përgjigje pozitive.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Europës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës.”

Qeveria e Kosovës i dha fillimisht në parim dritën jeshile nismës për anëtarësim. Pas këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës detyrohej praktikisht të zhvillonte të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Aplikimi shqyrtohet nga Këshilli dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën e fundit e ka Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare të BE-së. Pranimi bëhet me 2/3 e votave. Në mungesë të Rusisë që u përjashtua nga ky Këshill në 16 mars për shkak të agresionit në Ukrainë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale, në rast se vlerësohet se ajo i plotëson kushtet. Kundër aplikimit të Kosovës është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçic, sipas të cilit, Prishtina me këtë lëvizje ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë të Brukselit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA