45 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit nga 820 testime rezultuan  pozitivë me COVID19 23 qytetarë në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Vlorë, 2 në Kamëz, Lushnje, Konispol, 1 në Kukës, Vorë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,781 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas policisë.

Statistika (12 Maj 2022)

Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 820

Testime totale 1,815,813
Raste pozitive 275,485
Raste të shëruara 271,781
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 117
Fier 25
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Gjirokastër 6
Durrës 6
Korçë 4
Berat 3
Kukës 3

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA