Sherr masiv mes nxënësve pranë gjimnazit “Qemal Stafa’, pas ndeshjes së volejbollit të rinjtë përfundojnë në konflikt

11/05/2022 22:17

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të gjimnazit “Qemal Stafa” tek ‘Rruga e Durrësit’ ku disa nxënës janë rrahur me njëri tjetrin.

Ngjarja ndodhi pas një ndeshje volejbolli në pallatin Asllan Rusi ndërsa policia ka arritur në vendngjarje menjëherë sapo është raportuar ngjarja.

Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i konfliktit mes të rinjve të cilët bllokuan edhe rrugën  pasi ishin dhjetëra nxënës që u zunë me grushte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA