Ronela nuk është më “sekret”/ Kënga e Hajatit u interpretua e para në Eurovizion, por nuk u kualifikua

11/05/2022 20:12

Ronela Hajati, përfaqësuesja jonë në Eurovizion, gjithashtu performoi e para, duke celur spektaklin e madh në Torino.

Me këngën “Sekret”, të shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo, paraqitja ishte elektrizuese.

E veshur me rozë, me një koreografi joshëse shoqëruar edhe nga koreografja  Klaudia Pepa, këngëtarja kërceu së bashku me katër balerinët si një trup i vetëm.

Reagimet e publikut në faqen zyrtare të Eurovizion kaluan çdo këngë tjetër, përfshi edhe Ukrainën. Por votat e publikut nuk e çuan dot këngën në finale.

Pavarësisht kësaj artistja u shpreh që ajo e fitoi Eurovizionin e saj, për aq kohë sa kishte marrë një dashuri të madhe nga publiku.

Duhet thënë se përformanca e saj ishte ndër më të komentuarat.

Kur taksia vjen në 5 dhe ti ende nuk ke tharë flokët”, ka shkruar BBC 3 në Twitter.

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bisht- shkruan Corriere della Sera.

Videoklipi i këngës “Sekret” është xhiruar buzë Vjosës, në Bylis dhe një pjesë tjetër në Gjirokastër dhe Tepelenë. Në të tregohen disa nga bukuritë më joshëse të Shqipërisë, si një kartolinë ftesë për të gjithë shikuesit e Festivalit Europian.

Shqipëria debutoi në Eurovision Song Contest në 2004 për herë të parë dhe nuk e ka fituar ende këtë garë. Rezultati më i mirë historic  është vendi i 5-të në vitin 2012, falë Rona Nishliut me këngën “Suus”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA