Rama: Ça presioni është të kërkosh hetim për ish-presidentin dhe një ish-kryeministër të shpallur ‘non grata’ nga SHBA?!

11/05/2022 10:40

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish pas komenteve se me deklaratën e bërë në Asamble ndaj SPAK ka ushtruar presion ndaj saj.

Ai shprehet se nuk është presion të kërkohet që të kryhen hetime për ish-kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, të cilin e quan ish-president ende pa mbaruar mandatin.

“Ndërkohë për drejtësinë është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi në aspektin politik nga partia në pushtet, PS e theksoj nga PS. Ça presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe ish kryeministri të shpallur ‘non grata’ nga SHBA me akuza që lidhen me veprimtarinë  e institucioneve të këtij vendi, dhe ta bësh këtë  thuajse një vit pasi shpallja ‘non grata’ është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e vendit do të bëjnë punën e tyre dhe që të jemi të aftë juve mund të provoni të kundërtën unë s’ kam kërkuar dhe askush nuk ka kërkuar dënimi por hetim, por është domosdoshmëri, nga një drejtësi e pavarur se po të mos ishte e pavarur s’do të ishin nën hetim ish-ministra”, tha Rama.

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.

Në një dalje për mediat në emër të opozitës,  deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Top Channel