“Nëse nuk do ishte Albani, s’ka mashkull tjetër”/ Çiljeta tregon se pse është e vështirë të jesh nënë e një djali

11/05/2022 22:48

Këngëtarja Çilieta Xhilaga ka treguar dashurinë që ka për futbollistin Alban Hoxha, me të cilin është në romancë prej shumë vitesh.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Çiljeta u shpreh se po të mos ishte Albani, do i rikthehej karrierës dhe nuk do të kishte mashkull tjetër për të. Sipas saj, të jesh nënë e një djali është më e vështirë se e një vajze dhe ajo kurrë nuk do ia lejonte vetës që i biri ta shihte me dikë tjetër veç Albanit.

Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Mua dua të lë dy çuna në shtëpi. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë sesa të jesh nënë e një vajzë. Nuk do e lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit”, tha Çiljeta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA