Konkurrenti i dy sezoneve të ‘Përputhen’ Mevlan Shaba ka marrë vendimin të largohet ditën e sotme nga programi i vetëm.

I pyetur nga komentuesit se cila ka qenë vajza që ka pëlqyer më shumë, Mevlani u shpreh se Ana Gjini ka qenë vajza që e tërhequr më shumë por nuk i është dhënë mundësia e takimeve me të pasi hyri vonë në ‘Përputhen’

Mevlani u shpreh gjithashtu se në sezonin e parë është ndjerë më  mirë me vajzat sesa në sezonin e dyte.

Sa i sinqertë ke qenë me Efin?

Kam qenë 100 përqind i sinqertë.

Kë ke pëlqyer më së shumti në Përputhën?

Mevlani: Si person më ka mahnitur Ana Gjini por nuk kisha mundësi të dilja me të. Po të mos kishte krijuar raportin me Brunon do të isha afruar më shumë me të, erdha me vonesë dhe nuk mu dha mundësia. Edhe kur më pyesin kam thënë që ajo ka qenë një ndër vajzat që mua më kanë pëlqyer.

Më të mira vajzat e sezonit të parë apo të dytë?

Mevlani: Sigurisht që me të sezonit të parë sepse jam ndjerë më mirë me Antonelen dhe Ledianën.

A ndihesh i zhgënjyer dy sezone i pa përputhur?

Mevlani: Nuk është fundi i botës jam akoma djalë i ri. Ka njerëz që martohen herët dhe ndahen, më mirë vetëm se me personat e gabuar, jam i lumtur single derisa të vijë personi i duhur,

Nëse të bëhet ftesë sezonin tjetër?

Mevlani: Nuk i dihet do ta shohim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA