Fitimi i titullit kampion ishte objektivi kryesorë i Tiranës së këtij viti, por me t’u arritur ky synim madhor tashmë ka të tjera synime që do të ndikojnë në vazhdimësinë e këtij suksesi.
Një ndër këto është rinovimi i kontratave dhe në majën e njerëzve që i përfundon kontrata, më pak se një muaj nga shpallja e titullit kampion është trajneri Orges Shehi.
“Kontrata ime përfundon në 31 maj, por kam patur primare mbylljen e kampionatit me sukses do të kemi edhe tre javë kohë”, tha Orges Shehi.
Por nëse Shehi mendon që ka kohë, kështu nuk mendon presidenti Halili i cili rastësisht e hasim në mesin e intervistës për një vizitë në qytetin e trajnerit dhe ai na tregon arsyen.
“Vij me kënaqësi në Durrës të takoj trajnerin dhe ta falenderoj për punën gjithashtu shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin që nisi për 5 minuta vjet dhe të vazhdojë për shumë vite”, tha Refik Halili.
Por siç do e mirë edhe kjo e titullit ka një të keqe, apo një presion më tepër sepse siç thotë shprehja pema me kokrra gjuhet, duke filluar nga trajneri, a ka patur oferta Orges Shehi?
“Do të preferoja mos t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje kam patur tentative por i kam anashkaluar se duhet respektuar klubi”, tha Shehi.
Por president i Tiranës na siguron që ndryshime nuk do të ketë, ose do të jenë firominimale.
Top Channel