
“Për shqiptarët”/ Nën moderimin e Bora Zemanit, rikthehet me risi në Top Channel programi që ka lënë gjurmë
18/02 19:56
Moderatorja Armina Mevlani, ka treguar sesi e ka marrëdhënien me vjehrrën e saj, Liri Berishën.
Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se që në takimin e tyre të parë, Liri Berisha e mirëpriti dhe u tregua shumë e kuptueshme.
Ajo tha se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt dhe Lirien e konsideron si mamanë e saj.
“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjerrhë shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në mardhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam mardhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, tregoi Armina Mevlani.
Top Channel