Alienët jetojnë prej shekujsh në biosferën e errët të tokës, pretendon studiuesi (fotot)

11/05/2022 21:12

Shkencëtarët thonë se fundmi se kërkimi i njeriut për jetë në hapësirën e largët mund të pengohet nga fakti se “nuk ka një përkufizim të saktë se çfarë është jeta”.

Astronomët kanë shikuar natën nga qielli prej mijëra vitesh për të kuptuar universin, por vetëm shekullin e fundit ata kanë pasur teknologjinë për të studiuar hapësirën më larg sesa shikon syri i njeriut.

Disa prej tyre thonë se arsyeja se përse nuk i kemi zbuluar ende alienët, është sepse po kërkojmë për gjëra të gabuara ose në vende të gabuara.

Mbrojtësit e idesë thonë se nuk duhet të shikojmë shumë larg për të gjetur alienët pasi ata janë duke jetuar me ne në tokë, por ndoshta në një dimension të ndryshëm.

Një prej teorive të ufologëve, apo dhe astronomëve si Jacques Vallée, i cili krijoi hartën e parë të kompjuterizuar të Marsit për NASA në vitin 1963, është hipoteza e inter-dimensionit, e cila sugjeron se alienët ekzistojnë në “realitete” ose “dimensione” paralele me tonat.

Pa një përkufizim të qartë se çfarë duhet të quajnë ‘jetë’, shkencëtarët dhe astronomët po bëjnë gabimin e madh duke supozuar se jeta përtej planetit tonë është ndryshe nga ajo në tokë.

Duke folur për britaniken The Guardian, astrobiologia Helen Sharman tha: “Ka miliarda yje në univers dhe rrjedhimisht shumë forma jete. Por a do të jenë ato si unë, prej karboni dhe azoti? Ndoshta jo, ndoshta ato janë këtu, tani, dhe ne thjesht nuk arrijmë t’i shohim”.

Gjeobiologia Victoria Orphan, e universitetit ‘California Institute of Technology’, gjithashtu sugjeron se disa forma jete mund të ekzistojnë në ‘biosferën e errët’.

Duke folur në një takim të grupit American Association for the Advancement of Science që në vitin 2015, Orphan ka thënë se shkencëtarët që kërkojnë formë të tjera jete nuk duhet të fokusohen në dogmën se gjallesat duhet të mbështeten në ekzistencën e të njëjtave kimikate.

Lynn Rothschild, e agjencisë së NASA, Ames tha për rrjetin The News Alerts: “Nuk mund të kërkosh për diçka për të cilën nuk e ke idenë se çfarë është.”

Ajo shtonte: “Besoj se ato që kemi tani janë përkufizime jo-natyrale të jetës, sepse kemi vetëm një burim të dhënash.”

Ndërsa zoologu i universitetit të Cambridge, Arik Kershenbaum, autor i librit “The Zoologist’s Guide to the Galaxy”, shpjegon: “NASA ka nevojë për një përkufizim të jetës në mënyrë që të dijë si të përdorë detektorët e saj apo instrumentet e tjera në misione”.

Zoologu shton: “Ne mund të zbulojmë sisteme të çuditshme e të papritura pa mundur të vendosim nëse janë të gjalla apo ajo. Por nëse zbulojmë diçka interesante që nuk përputhet me përkufizimin e jetës, nuk duhet ta injorojmë vetëm se nuk përputhet me përkufizimin tonë”.

FOTO GALERI
2/3
Jacques Vallée sugjeron se alienët ekzistojnë në "realitete" ose "dimensione" paralele me tonat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA