Transformimi shokues i modeles së YouTube nga varësia prej heroinës, shpaloset hapur para mijëra fansave (fotot)

10/05/2022 16:43

Nicole Dean, modelja e kanalit ‘PetTube Queen’ Taylor ka folur hapur për betejën e saj me varësinë duke komentuar se ishte “e tmerruar si të ishte në ferr”.

Modelja e rrjetit Youtube dukej e lumtur dhe e shëndetshme në videot e saj ku dokumentonte  kafshët e saj ekzotike, por gradualisht u përkeqësua e dobësua teksa dokumentonte pasojat e varësisë nga heroina para syve të fansave të saj.

Taylor Nicole Dean u bë e famshme online falë videove të një serie kafshësh të pazakonta shtëpiake që mbante.

Pasi la punën e saj në një magazinë ushqimi për kafshë ekzotike, ajo u bë komentuese me kohë të plotë, në kanalin që 25 vjecarja amerikane nga San Antonio në Texas quante ‘PetTube’.

Ajo kishte rreth dy milionë abonentë dhe kanali i saj raportohej se kishte një vlerë prej 1 milionë dollarë.

Por katër vjet më parë ëndërra e saj u kthye në makth gjatë një periudhe destruktive varësie nga drogat opiate (me baze opiumi, sic eshte heroina).

Tashmë një vit më vonë pasi u shërua nga varësia, ajo ka folur hapur për periudhën e vështirë.

“Gjithmonë kisha menduar se varësia ishte një zgjedhje, këtë mendoja derisa u përballa me varësinë time. Droga jote të krijon një varësi nga e cila nuk heq dot dorë, dhe këtë nuk e kupton”.

Në vitin 2017, ajo nisi të shopqërohej me muzikantin Jonny Craig, i cili ka folur më parë për betejën e tij me varësinë nga heroina. Dean thotë se vajza ka një ‘karakter që të krijon varësi’ por varësia e saj ndaj drogave opiate nisi kur ata jetonin bashkë.

Ajo thotë se më parë kishte përdorur qetësues derisa injektoi për herë të parë heroinë kur hardhuca e saj Kronos u diagnostikua me një infeksion.

“Herën e parë që injektova heroinë villja kudo, por më pëlqente ndjenja e pjesës së trurit tim që gjithmonë kishte qenë e sëmurë, ishte një ndjenjë që nuk e gjeja në asnjë substancë tjetër”, thotë ajo.

“Por megjithatë doja të postoja video për të zbavitur njerëzit, për t’i kënaqur ata dhe të tregoja dashurinë time ndaj kafshëve. Bëja sikur isha e lumtur, sikur isha në një marrëdhënie të mirë dhe sikur nuk isha e sëmurë”.

“Cdo ditë dëshiroja të ndalojë. Ëdo ditë betohesha se do të ndalojë por sëmuresha shumë, kisha një dhimbje që nuk kisha ndjerë kurrë në jetë”.

Ajo shton se një ditë lëkura iu acarua aq shumë sa duhet të mbulonte cdo pjesë të trupit për të realizuar videot e saj.

Por për morinë e fansave të saj, shenjat e asaj që po ndodhte ishin vetëm ato në krahë qe shiheshin here pas here.

“Ishin të gjitha të rreme, karakteri im, lumturia ime, ishte sikur të kishte një mur të madh mes meje dhe atyre që më ndiqnin, unë emocionalisht nuk isha aty”, tregon ajo.

Rrjedhimisht vajza thotë se u vendos në një qendër rehabilitimi ku arriti të përballej me simptomat e varësisë.

“Ata më thanë se nuk isha e marrë fund, por unë isha e sëmurë dhe duhet të luftoja këtë problem për të gjithë jetën”, thotë modelja.

Pas daljes nga rehabilitimi Nicole thotë se vijoi terapinë dhe takimet e ndërgjegjësimit, teksa në gusht 2019 njoftoi dhe ndarjen nga Jonny Craig.

Në një video të postuar tre vjet më parë ajo tregon se jeton përsëri me prindërit e saj dhe është kthyer në një aktiviste për njerëzit që vuajnë nga varësitë: “Tani jam e lumtur, jam në një vend të mirë prandaj jam dhe në humor”.

Muajin e kaluar ajo shkruante: “Nëse dikush vuan nga varësitë ose shëndeti mendor  do të postoj dicka në llogarinë tënde për të të treguar se unë kam besim te ty dhe se ti nuk je një rast i pashpresë. Ti je shumë më tepër se varësia jote dhe hap pas hapi do të nisësh të besosh te vetëvetja”.

FOTO GALERI
1/7
Nicole Dean, modelja e kanalit 'PetTube Queen' Taylor ka folur hapur për betejën e saj me varësinë duke komentuar se ishte "e tmerruar

Top Channel