Rama vizitoi Hashim Thaçin në Hagë/ Memli Krasniqi: Nderim i lartë, tregoi kujdes vllazëror dhe na rikujtoi se vlerat tona janë të përtejkufijshme

10/05/2022 19:38

Kryetari i PDK-së dhe deputeti Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama ditën e sotme në Hagë ku e ka falenderuar atë për kujdesin vllazëror që tregon ndaj Kosovës.

Krasniqi u shpreh se sot me vizitën e tij në Hagë tek Hashim Thaçi, Rama rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme, siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij.

Postimi:

Falemnderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme, siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij.

Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë.

Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën.

 

Top Channel