Shumë prej nesh nuk kanë kujtime nga vitet e para të jetës.
Në fakt, ne priremi të kujtojmë shumë pak nga jeta jonë para moshës 7 vjeçare.
Dhe shpesh është e paqartë nëse ato janë të vërteta apo thjesht kujtime të bazuara në foto ose histori që na janë treguar nga të tjerët.
Ky fenomen, njihet nga psikologët si “amnezia e fëmijërisë”, por ata ende nuk e kuptojnë se si ajo funksionon.
AgroWeb.org duke u mbështetur në të dhëna të ndryshme, ju njeh më poshtë me disa studime interesante, të cilat përpiqen t’i japin një shpjegim kësaj pyetjeje.
Çfarë tregojnë studimet rreth kujtesës tek foshnjat dhe fëmijët?
Në pamje të parë, duket se arsyeja pse nuk kemi kujtime nga periudha kur jemi foshnje, është sepse kujtesa nuk është zhvilluar plotësisht.
Por foshnjat që në moshën gjashtë muajshe mund të formojnë kujtime afatshkurtra që zgjasin për disa minuta dhe kujtime afatgjata që zgjasin javë ose muaj.
Në një studim, fëmijët gjashtë muajsh që mësuan se si të shtypnin një levë për të drejtuar një tren lodrash, mbajtën mend se si ta kryenin këtë veprim edhe pas tre javësh nga hera e fundit që luajtën me të.
Nga ana tjetër, fëmijët në parashkollorë, janë të aftë të kujtojnë edhe ngjarjet që kanë ndodhur disa vite më parë.
Sigurisht, aftësita e të mbajturit mend në këto mosha nuk është e ngjashme me të rriturit, sepse ato vazhdojnë të piqen deri në adoleshencë.
Në fakt, proçesi i zhvillimit është paraqitur një shpjegim për amnezinë e fëmijërisë, dhe është një nga teoritë më të besueshme që ekziston deri më sot.
Këto procese themelore përfshijnë disa rajone të trurit dhe përfshijnë formimin, ruajtjen dhe më pas procesin e të mbajturit mend.
Hipokampusi, i cili mendohet se është përgjegjës për formimin e kujtimeve, vazhdon të zhvillohet deri në moshën shtatë vjeç.
Fëmijët dhe adoleshentët kanë kujtime më të hershme se sa të rriturit. Kjo sugjeron që problemi mund të lidhet me formimin e kujtimeve sesa me ruajtjen e tyre.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është gjuha. Nga mosha një deri në gjashtë vjeç, fëmijët mësojnë të flasin.
Është e vërtetë se deri në një farë mase, aftësia e një fëmije për të treguar një ngjarje në kohën e shkuar, parashikon se sa mirë ata do e kujtojnë atë muaj apo vite më vonë.
Një grup studiuesish, kreu këtë studim duke intervistuar fëmijët e vegjël, që u sollën në spital për dëmtimet e zakonshme që ndodhin në fëmijëri.
Fëmijët mbi 26 muaj, të cilët mund të shpreheshin me fjalë rreth ngjarjes që përjetuan, e kujtuan atë edhe për shumë vite të tjera.
Ndërsa ata nën 26 muaj, të cilët nuk mund të flisnin, nuk mundën ta kujtonin plotësisht ose fare.
Kjo sugjeron që kujtimet mund të humbasin nëse nuk përkthehen në gjuhë.
Efektet sociale dhe kulturore
Sidoqoftë, shumica e kërkimeve mbi rolin e gjuhës përqendrohen në një formë të veçantë tek të shprehurit. Që quhet ndryshe forma narrative dhe në funksionin e saj shoqëror.
Kur prindërit në prani të fëmijëve të vegjël kujtojnë ngjarjet e kaluara, ata u mësojnë atyre aftësinë narrative.
Çfarë lloj ngjarjesh janë të rëndësishme për t’u mbajtur mend dhe si të strukturojnë të folurit rreth tyre, në një mënyrë që të tjerët mund ta kuptojnë.
Ndryshe nga rrëfimi i thjeshtë i informacionit për qëllime faktike, kujtimi sillet rreth funksionit shoqëror të ndarjes së përvojave me të tjerët.
Në këtë mënyrë, historitë familjare ruajnë aksesueshmërinë e kujtesës me kalimin e kohës, dhe gjithashtu zhvillojnë mënyrën e tregimit, duke përfshirë kronologjinë e ngjarjeve, temën dhe shkallën e emocioneve. .
Edhe pse ka ende gjëra që nuk i kuptojmë në lidhje me amnezinë e fëmijërisë, studiuesit po bëjnë përparim në këtë fushë.
Ata po kryejnë më shumë studime ku individët ndiqen që nga fëmijëria.
Gjithashtu, ndërsa neuroshkenca përparon, padyshim që do të ketë më shumë studime që lidhin zhvillimin e trurit me zhvillimin e kujtesës.
Megjithatë është e rëndësishme të dini se edhe nëse nuk mund të kujtoni qartësisht ngjarje të veçanta nga rinia juaj, akumulimi i tyre lë gjurmë që ndikojnë në sjelljen tonë.
Pra edhe pse mund të mos i kujtojmë vitet e para të jetës, ato luajnë një rol të fuqishën në formimin tonë si qënie njerëzore./AgroWeb
Top Channel