Presidenti Ilir Meta i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Story” komentoi tubimin e 2 marsit.

“2 Marsi nuk ishte një tubim për arsye që Ilir Meta të tregonte se e donte populli. 2 Marsi erdhi si nevojë e kapjes së shtetit, sepse Parlamenti po nxirrte akte pikërisht për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe sepse ky institucion është vetë sovraniteti i Shqipërisë. Nëse unë nuk jam i sigurt që masa të tilla të merren atëherë unë nuk kam çfarë të bëj të shkoj para me përfaqësimin e 2 marsit. Unë e mora një përgjigje, por tre javë para 2 marsit. Kur u pa që ishte gjithë ai popull, nuk ishte popull opozitar, por ishin persona të pakënaqur. Presidenti bëri çdo përpjekje për mos e bërë 2 marsin. Unë e kam lajmëruar zotin Dvorani. Unë i kam thirrur hajde bisedojmë mora dhe Avokaten e Popullit. A mund t’i thuhet jashtë publikut, kur presidenti është i pa interesuar për debat, por vetëm për zgjidhje dhe ti t’i thuash ditën tjetër që kanë parë këta ekspertët tanë dhe qëndrimi i presidentit nuk është i drejtë. Shqipëria ngeli pa Gjykatë Kushtetuese, kjo i intereson vetëm qeverisë të bënte ato që bëri dhe po bën ato që po bën. Ata e bllokuan KED qëllimisht”, tha Meta.

Top Channel