Messi zbulon Detin e Kuq dhe nënshkruan marrëveshjen e re

10/05/2022 20:17

Lionel Messi udhëtoi këtë të hënë drejt Jeddah, qytet në Arabinë Saudite, për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Ministrinë Saudite të Turizmit. Në vendin saudit ai u prit nga Ahmed Al Khateeb, ministër i linjës.

Nga Franca zbulojnë se Messi do të ketë rolin e ambasadorit të vendit suadit. Leo shoqërohej nga një i afërm dhe nga Leandro Paredes, një nga bashkëlojtarët e tij në ekipin parisien dhe në Kombëtaren e Argjentinës.

“Jam i lumtur që po mirëpres Lionelin. Jemi të kënaqur që ai po eksploron thesarin e Detit të Kuq, stacionin e Jeddah dhe historinë tonë të lashtë. Kjo nuk është vizita e tij e parë në Mbretëri dhe nuk do të jetë e fundit,”- deklaroi zyrtari i lartë i qeverisë së Arbisë Saudite.

Vetë lojtari postoi një foto të bukur të tij në Instagram ku shkruhej: “Duke zbuluar Detin e Kuq. Vizitoni Arabinë Saudite!”

Klubi i Messit, PSG, është në pronësi të Katarit, një vend që kishte një polemikë e fortë diplomatike prej disa vitesh me Arabinë Saudite, ndonëse në prag të Botërorit, gjithçka duket se është më e normalizuar. Një paqe që ndoshta ka bërë të mundur këtë marrëveshje të “yllit” argjentinas me vendin saudit.

Top Channel