Të dhënat studimore tregojnë se 3 deri në 6 përqind e popullatës së globit vuan nga fibromialgjia, një sëmundje ligështuese që shpaloset me dhimbje të forta në të gjithë trupin.
Fibromialgjia dhe sindroma e lodhjes kronike janë dy prej disa sëmundjeve më misterioze dhe plogështuese në botë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto dy sëmundje shoqërohen jo vetëm me dhimbje dhe plogështi, por edhe me ankth dhe çrregullime të gjumit.
Diagnostifikimi i këtyre dy sëmundjeve mund të bëhet nga mjeku.
Të dyja sëmundjet janë të ngjashme në simptoma por kanë një ndryshim.
Fibromialgjia shkakton lodhje por simptoma dominuese e saj është dhimbja pa shkak.
Sindroma e lodhjes kronike nga ana tjetër ka lodhjen si simptomë kryesore pa dhimbje.
Kjo sëmundje prek miliona njerëz në botë. Kjo sëmundje është në rritje edhe në Shqipëri.
Shumica e pacientëve janë të grupmoshave nga 20 deri në 50 vjeç.
Shkaqet e vërteta të fibromialgjisë janë të panjohura por infeksionet, traumat dhe aspekti gjenetik luajnë një rol të fortë në shfaqjen e saj.
Dhimbje e përhapur në të gjithë trupin
Dhimbje koke
Ngurtësi të gjymturëve
Enjtje e kyçeve
Lodhje
Njerëzit që vuajnë nga fibromialgjia shprehen se ndihen sikur janë me grip gjatë gjithë kohës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike thonë se lodhja nuk largohet kurrë pavarësisht përpjekjeve për t’u çlodhur.
Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë: marramendja, vështirësia në përqendrim dhe probleme me të qëndruarit në këmbë ose ulur.
Ekspertët thonë se çdo alternativë mjekësore për trajtimin e këtyre dy problemeve, konsiderohet thjesht si maja e ajsbergut.
Në secilën prej opsioneve, mjekët synojnë të zbusin dhimbjen pa përdorur qetësues të fortë.
Përveç medikamenteve, pacientët rekomandohet që të kryejnë aktivitet fizik por pa u stërmunduar.
Këtu përfshihet noti, ecja dhe biçikleta.
Njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje pa shkak, kanë nevojën e familjarëve dhe miqve që të motivohen për të vënë trupin në lëvizje.
Këto sëmundje shkaktojnë edhe rëndesë psikologjike që mund të trajtohet edhe me ndihmën e të afërmve.
Fruta dhe perime
Më shumë të gjelbra, më pak mish
Reduktoni sheqerin
Ecni sa më shumë të keni mundësi
Kujdes me peshën. Mbani trupin në formë.
Burimi i informacionit në këtë link./AgroWeb
Top Channel