Protestuesit e zemëruar nuk munguan në mitingun elektoral të ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të mbajtur në Wuppertal.
Shefja e diplomacisë gjermane e mori fjalën në tubim në mbështetje të candidates së partisë së saj të gjelbërt, Mona Neubauer, kur papritur, një grua nisi ta qëllonte me vezë.
Zyrtarja e lartë reagoi shpejt. Baerbock u shmang me mjeshtëri dhe nuk e humbi qetësinë. “Mund të hedhësh vezë sa të duash, ke të drejtë të shprehësh mendimin, por kjo nuk është mënyra më e mirë”, u shpreh ajo, duke iu drejtuar pa tone të ashpra gruas që e goditi.
Vezët nuk goditën në shenjë, tha më pas policia, e cila sqaroi se protestuesja tashmë do të përballet me kallëzimin penal për tentative e lëndimit fizik. Mitingu u zhvillua përpara zgjedhjeve rajonale në North Rhine-Westphalia, ku mbështetja për të Gjelbrit llogaritet deri tani në rreth 17%.
Top Channel